Tiranë, 1 shtator 2014 – Biondja simpatike Viola Spiro, tashmë që është ndarë nga Arjon Muça, duket se do ti përkushtohet plotësisht televizionit. Nje jetë e re do të startojë për të, ndërsa është shprehur se i është përkushtuar botës së televizionit.
Plot katër vite e njohur si velina bionde e "Fiks Fare" në Top Channel, tashmë në ekran si moderatore, pasi ka firmosur kontratën e re për dy emisione.
Gjatë një interviste ajo ka thënë: "Jam single dhe po i përkushtohem punës. Kam ndërmend të rri gjatë kështu, e nëse lidhem me dikë, s'do jetë më publike".
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





