Një adoleshente britanike është bërë virale pasi mbërriti në festën e maturës së shkollës në një arkivol të mbajtur nga vëllai dhe babai i saj – përpara se të “rikthehej në jetë” në tapetin e kuq.
Abi Ricketts, 16 vjeçe, shkaktoi shumë bujë në Trinity Academy kur u mbështjellë brenda një arkivoli të hipur mbi një Volvo XC90 të zi.
Ajo dukej e mrekullueshme e veshur nga koka te këmbët me një fustan të zi dantelle, geta me dantella dhe çizme.
Pasi e mbështetën arkivolin në buzë të tapetit, familja shpërtheu me këngën “Year Zero” nga grupi suedez i rock-ut, Ghost.
Ato momente, Ricketts hapi sytë dhe u ngrit nga arkivoli nën duartrokitje të shumta nga turma e habitur.
“Të gjithë brohoritnin, bërtisnin dhe duartrokisnin,” tha Ricketts për Kennedy News, citon noal. “Ata ishin të gjithë të tronditur.”
Adoleshentja tha se gjithmonë dëshironte të nxirrte veten në pah dhe të mos “ndiqte kurrë turmën”, duke e parë veten ndryshe nga shabllonet.
“Mësuesit e mi thanë se ishte e mahnitshme, ata kurrë nuk kishin parë diçka të tishabllone. do të hynte në histori,” shtoi Ricketts.
“Unë kurrë nuk kam dashur të përshtatem. Gjithmonë kam dashur të jem jashtë standardit dhe jashtë normës.”
“Kisha shumë njerëz që më erdhën në maturë dhe më thanë se skena ishte e mrekullueshme. Dikush tha se, nëse do të kishte një çmim për hyrjen më të mirë, unë do të kisha fituar, “tha adoleshentja. “Njerëzit donin foto me mua.”
Vajza tregoi se u përpoq shumë të merrte me qira një makinë funerali, por askush nuk ia dha.
Ajo dështoi të marrë dhe një arkivol. Në vend të kësaj, babai i vajzës modifikoi një arkivol që e blenë në Facebook duke shtuar bojë dhe një çarçaf.