Cen Murataj pasi identifikoi në morg trupin e të vëllait Admir Murataj, i cili u vra ditën e djeshme pak pas grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas, ka thënë për mediat se viktima nuk mund të ketë qenë organizatori i ngjarjes.
Sipas tij, Admirin e hodhën në rrugë shokët e tij për të cilët dyshon se mund ta kenë qëlluar viktimën. Murataj ka deklaruar se prej dy vitesh nuk komunikonte me të vëllain.
“Ishte në kërkim vëllai, prej dy vitesh nuk kam komunikuar me të. Policia ka ardhur ka ushtruar kontrolle në shtëpi. Ne nuk e dimë kush e ka vrarë, nuk i njohim shokët sdo ti shohim kush janë shokët ata që e kanë lënë në rrugë ose so t’i gjejmë neve ose do t’i gjejë policia. Besoj që janë përdorur si vegla. Do ta gjejmë fillin më vonë. Si ka mundësi që organizatori ngelet i vrarë dhe të tjerët ikin, Do ta gjejmë do shohim”,- thotë ai.





