Italia me probleme në sulm, por Mario Balotelli vijon të mos grumbullohet dhe këtë herë në ndihmë të sulmuesit ka dalë vëllai i tij, Enock.

Në një intervistë, ai ka deklaruar se e sheh të habitshëm faktin që Mario nuk grumbullohet, as në momentet kur kombëtarja italiane ka shumë nevojë për sulmues. “Immobile po shënon shumë gola dhe e gjej me vend që të jetë titullar i Italisë, por nuk e kuptoj pse nuk grumbullohet Mario, as në momentet kur kombëtarja ka nevojë për të. Ai nuk po bën shumë mirë me klubet e tij, por ka treguar se transformohet kur vesh fanellën e Italisë. Mancini ka konsideratë për të, por nuk e grumbullon asnjëherë, ndaj kam përshtypjen që ndaj Marios ka një komplot për të mos e ftuar”, deklaroi Enock.