Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Vlorë.
Policia bën me dije se Seit Denaj, 60-vjeç ka plagosur me armë gjahu (çifte) motrën e tij, Bukuroshe Hoxha 66-vjeçe, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
66-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i plotë:
Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





