Paulo Dybala është lidhur me një kalim të mundshëm tek skuadra e Manchester United. Dybala duket se nuk do të jetë pjesë e planeve të Maurizio Sarri, dhe me Juven që kërkon shërbimet e Romelu Lukaku, ai thuhet se mund të përfshihet si pjesë këmbimi në ofertën për belgun.
Raportime nga "The Sun" bëjnë të ditur se vëllai i yllit argjentinas është takuar me drejtuesit të Man United, duke iu bërë me dije kërkesat e tyre.
Dybala do të kërkojë 175 mijë funte në javë, në rast se ai largohet nga Juventus. Kjo pagë është afërsisht e njëjtë me atë të Romelu Lukaku, i cili me shumë gjasë sezonin do ta nis larg "Old Trafford".
Dybala nuk kishte sezon edhe aq të mirë, duke shënuar vetëm 10 gola në 42 paraqitje.





