Vëllai i aktores Egla Ceno, Beso, është përplasur me opinionistin Ronaldo Sharka, lidhur me veprimin e aktores, e cila i hodhi verë në kokë Meriton Mjekiqit dhe më pas u skualifikua dhe u izolua në një dhomë për disa ditë, bashkë më moderatorin dhe Ilnisa Agollin.

Teksa Beso ka treguar se ka festuar rikthimin e së motrës në shtëpi pas nominimit kokë më kokë me dy banorët e tjerë, Ronaldo ndërhyri duke i thënë që s’mund të gëzohet për rihyrjen e Eglës, duke e cilësuar këtë të fundit si “dhunuese sistematike”.

Nga ana tjetër, vëllai i aktores e ka cilësor veprimin e saj si instinkt vetëmbrojtjeje.

 “Njerëzit kanë instinkt vetëmbrojtje. Të jesh femër nuk mund të ngresh duart dhe të thuash hajde këtu tani. Femrat kanë elegancën e tyre në zënka”, u shpreh vëllai i Eglës.

Më tej, përplasja mes tyre ka vijuar, ku Ronaldo është shprehur se “Femrat që mbrohen jashtë dalin të protestojnë dhe nuk i gjuan kujt me verë në kokë, o i nderuar”.

Ndër të tjera, Beso u pyet edhe sesi e ka pritur ai dhe pjesa tjetër e familjes skualifikimin dhe izolimin e Eglës, për të cilën tha është shqetësuar shumë sepse nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me të, derisa ka kontaktuar me produksionin.

“Mesa mbaj mend ishte e diel, m’u shkatërrua komplet, u mundova të flas dhe me produksionin se edhe mami ishte në merak çfarë ka ndodhur edhe nuk merrnim dot përgjigje, derisa thanë që është këtu dhe u qetësuam. Por për momentin patëm një shqetësim. Dhe momenti që Egla qau në ditën e ditëlindjes më ka prekur shumë ai moment, të paktën ne i shkëmbejmë disa mesazhe kur s’jemi bashkë, mirëpo ajo ishte e dënuar kështu që…”,  tha Beso.