Vëllai i Einxhel Shkirës ka thyer heshtjen duke treguar si e përjetuan incidentin me thyerjen e krahut.

Në “Wake Up”, Alois Shkira tha se ishte në punë kur ia çoi shoqëria dhe nuk e mori seriozisht derisa e njoftuan se do të shkojë në spital.

Fillimisht kishin mëdyshje nëse do të vijonte rrugëtimin, por Alois thotë se ishte i bindur që Einxhel nuk do e linte në gjysmë.

“Ajo e incidentit ka qenë pak si surprizë se dhe ne e kemi marrë vesh vonë. Ne ishim në gjumë se ishte ora 2 e 8 minuta. Në mëngjes ma çoi shoqëria si video dhe mendova se është e thjesht. Disa na thonin që nuk është mirë të vazhdojë. Nga shtëpia ishte thjesht pyetja që ta pyesnim nëse do të vazhdonte. I thashë vetëm pyeteni a është gati apo jo, vendimet do i përkasin asaj. Nëse është në gjendje, të vazhdojë.

E kemi takuar me sekonda se nuk lejohej dhe kaq. Duke qenë se ishte pak kohë, e pyetëm a është mirë dhe kaq”, tha Alois.