Policia e Shtetit ka bërë me dije se vëllai i producentit Flori Mumajesi është ndaluar në flagrancë pasi në pronën e tij janë konstatuar ndërtime pa leje.

Evis Mumajesi, 38 vjeç, me banim në Tiranë, rrezikon të dënohet me 1-5 vite burg nëse akuzat e ndërtimeve pa leje në banesën e tij në Lundër rezultojnë të qëndrueshme.