21shtator 2015 – Vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit mbetet në burg për drogën e gjetur në biznesin e tij. Artur Zotkaj ka mohuar dhe në sallën e gjyqit që të ketë lidhje me 19 kg drogë të gjetur të shtunën në dyqanin në pronësi të tij.
"Nuk kam fare dijeni për drogën, nuk kam qenë në dijeni çka ka pasur në biznesin tim dhe në makinën time. Drogën mund ta ketë vendosur kushdo. Policia ka goditur kunatin tim, rojen e karburantit Abedin Nurellari, i cili është invalid dhe e ka detyruar atë më dhunë të pohojë se droga ka qenë në emrin tim. Nëse dalin shenjat e gishtave të mi në qeset me kanabis, jam dakord të bej burg”, tha Zotkaj. Por, gjykata ka vendosur që deri në fund të hetimit, ai të qëndrojë në qeli.
/portali DurresLajm/