Emri i tij është mjaft i lakuar nga deputetët e opozitës të cilët e akuzojnë se ka lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike por shumë pak e dinë që vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ka një lidhje të ngushtë me sportin e shpesh herë ai është parë në stadiume. 

Olsi Rama nuk do të jetë vetëm një tifoz, por dhe pjesëtar i kublit Partizani.

Gazetari sportive, Fatjon Shehu, i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH ka thënë se Olsi Rama do të jetë drejtor i Përgjithshëm i Partizanit.

"Nga informacionet që kam, drejtori i Partizanit ka nisur një bashkëpunim edhe me një ish-sportist. Bëhet fjalë për Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubit. Do të jetë drejtor i përgjithshëm. Moxhi po kërkon një riformatim të klubit dhe një bashkëpunim sa më të gjerë", u shpreh Fation Shehu.