Një vlonjat që ka parë atë se çfarë ka ndodhur në atentatin e djeshëm, ka denoncuar pranë ish-kryeministrit Berisha përfshirjen në këtë ngjarje të vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafës.

Sipas qytetarit që raporton në Facebook-un e Berishës, Agron Xhafa është shfaqur në spitalin Rajonal të Vlorës në pritje për të mësuar për shëndetin e Ferdinant Llanajt, shënjestrës së atentatit nga persona ende të paidentifikuar, i cili mbeti i plagosur rëndë nga breshëria e kallashnikovit që u lëshua në makinën e tij teksa ai dilte nga një karburant në Rrugën Transballkanike. 

Bashkë me të mbeti i plagosur edhe Dritan Beqaj, si dhe me dëmtime të lehta jo nga plumbat djali i Llanajt, 8-vjeç, i cili ndodhej në sediljen e pasme të makinës.

“Noriega Vloren jua ka besuar narkobandave! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital per famozin Gon Xhafa & kompani”, shkruan Berisha teksa poston edhe denoncimin e plotë nga qytetari.

“Pershendetje doktor! Die ne vlore pasi ndodhi ngjarja qe u plagosen ne transballkanike. Te shkoje ne spitalin e Vlores ishim mbi 100 veta te armatosur qe ruanin te plagosurin. dhe policia qe rinte bashk me ata kriminel. ne vend qe ministri te urdheronte ti arrestonin te gjithe ashtu sic ishin. Po rinin e benin sehir se ne mezin e tyre ishte dhe Goni Xhafa qe rinte ne pritje per mikun e tij”

Deri më tani policia është duke hetuar në pistën e hakmarrjes mes dy fiseve në Selenicë të Vlorës me një histori vrasjesh që nis shumë vite më parë.