Vëllai i legjendës së boksit, Muhamed Ali thotë se ikona i boksit është në prag të vdekjes, dhe se ditët e fundit të tij janë trazuar nga një grindje familjare, me protagoniste gruan e tij.

Ish kampioni i peshave të rënda, vuan nga Parkinsoni dhe vëllai i tij Rahman Ali tashmë i jep edhe fare pak ditë jetë.

Por vëllai i Ali, 69- vjeçar tha se sëmundja nuk është faktori kryesor që po e çon drejt vdekjes më shpejt Muhamed Alinë, por gruaja e tij, Loonie.

Gjatë një intervistë, ai shpërtheu në lot, ndërsa tha se; “Vëllai im nuk mund të flasë, nuk më njeh mua. Ai është në gjendje shumë të keqe. Është shumë i sëmurë. Ne nuk e dimë nëse ai do të jetë gjallë deri në pranverën që vjen, por ai është në duart e  perëndisë, dhe ne urojmë që vdekja ti vijë sa më butësisht”.