Vëllai i “Rrumit të Sukthit”, Vullnet Muça i njohur si Muharremi, ka kanosur verbalisht drejtorin e Spitalit të Durrësit, Renis Mullaj, brenda ambienteve të institucionit shëndetësor që ai drejton.

Pas një debati të ashpër mes tyre, Muça është shoqëruar nga policia për rreth 5 orë.

Ndaj tij ka nisur procedim penal për veprën “kanosje për shkak të detyrës”.