Një nga terroristët e sulmeve me bomba në Aeroportin Zaventem të Brukselit që u morën jetën dhjetra personave dhe plagosën qindra të tjerë është vëllai i një sportisti i cili në të kaluarën ka përfaqësuar denjësisht Belgjikën duke fituar edhe medalje. Sipas asaj që raporton gazeta angleze Daily Mail, bëhet fjalë për Najim Lachraaoui që tashmë njihet ndryshe si njeriu me të bardha dhe që është shndërruar në armikun më të madh të Shtetit belg.I veshur me të bardha Najim Lachraaoui u filmua nga kamerat e aeroportit të Brukselit pak caste përpara dy shpërthimeve me bombë përkrah dy kamikazëve Ibrahim dhe Khalid El Bakraoui. Është më të vërtetë e cuditshme por vëllai i tij më i vogël Mourad Lachraaoui është një lojtar i sportit të taekowndo dhe vitin e kaluar në peshën 54 kg ,fitoi medalje të argjendtë në kampionatin Botëror të Koresë së Jugut duke përfaqësuar me krenari Belgjikën. Menjëherë pasi dëgjuan për ngjarjet dhe përfshirjen e Najim në sulmet terroriste që goditën Brukselin, familja me origjinë marokene dhe djali i vogël Mourad u distancuan nga veprimet e njëriut të tyre të afërt, duke u vendosur në dispozicion të policisë belge për tu dhënë cdo informacion në lidhje me Najim Lachraaoui.