Vëllai i të akuzuarit nga ana e policisë për vetëvrasjen e Bedrie Lokës, Fatmir Loka, përpara nisjes së seancës gjyqësore në Gjykatën e Durrësit tha për gazetarët se vëllai i tij është i pafajshëm.

Sipas tij, në momentet kur Bedria është përmendur në spital, ajo i ka kërkuar falje fëmijëve të saj për akstin ekstrem të ndërmarrë.

Vëllai i Xhemal Lokës, deklaron se ata si familje e kanë zbuluar autoren e fotove dhe videove denigruese të shpërndara në Tik Tok, por nuk kanë gjetur mbështetjne e familjarëvë të të ndjerës për fshirjen e tyre nga këto rrjete sociale.

Ai thotë së nuk është vënë në dijeni nga policia dhe prokuroria lidhur me provat që rëndojnë mbi vëllanë e tij, ndërsa deklaron se do të ndjekin rrugët ligjore deri në zbardhjen e së vërtetës.

Ndërkohë pritet të nisë edhe seanca gjyqësore ku do të jepet masa e sigurisë ndaj Xhemal Lokës i akuzuar për dy vepra penale për “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”. Pas arrestimit, Xhemal Loka ka deklaruar se bashkëshortja u vetëvra për shkak se nuk përballoi bullizmin në rrjetin social TikTok.