Gjykata e Pogradecit ka lënë në burë 44-vjeçarin, Olsi Çekiçi që katër ditë më parë vrau duke i prerë kokën nënës së tij në fshatin Buçimas të Pogradecit.
Ai është paraqitur në gjykatën e Pogradecit me pranga në duar dhe me maskën mbrojtëse për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
I qetë dhe pa shprehur pendesë, 44-vjeçari ka dhënë para gjykatës të njejtat deklarime që dha edhe gjatë marrjes në pyetje nga policia pas arrestimit.
Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjete te forta të të vëllait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën, në momentin që 44 vjeçari po i priste kokën.
“Vëllai më goditi i pari, unë vrava nënën”, mësohet të ketë thënë ai në gjyq.





