Angli, 23 prill 2014 – Një djalë 13 vjeç, nga qyteti Linkolnshire i jugut, Angli, që për dy vite me rradhë përdhunoi në mënyrë sistematike të motrën, është dënuar nga juria me 10 vite burg.
13 vjeçari anglez, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, u dënua nga gjykata e Linkolnit, pasi juria ishte e bindur se ai kishte përdhunuar të motrën 9 vjeçare në periudhën mes viteve 2008-2011.
Sipas gjykatësit të çështjes, djali nuk e përdhunoi më të motrën, pasi zuri një të dashur. Gjithsesi, djali që akuzohet për përdhunimin e të motrës i ka mohuar gjithnjë akuzat në sallën e gjyqit.
Gjykatësi akuzoi vëllain se i kishte shkaktuar trauma të vërteta psikologjike motrës së tij të mitur me veprimet e kryera.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





