Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër në Durrës, pasi akuzohen për “Dhunë në familje”.

Në një nga rastet, Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin S.A., 32 vjeç, banues në Durrës. Në banesë ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Ndërsa në një rast tjetër, policia ka vënë në pranga 23-vjeçarin E.C., dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj babait K.C., 52 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, ata kanë shkuar në banesën ku jetojnë vjehrri dhe vjehrra e motrës së 23-vjeçarit E.C., dhe për konflikte për motive të dobëta i kanë dhunuar. Policia njofton se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasve Z.L. dhe V.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.