Identifikohet autori dhe viktimat e krimit të rëndë që tronditi Tiranë.
Mësohet se autori është shtetasi Arsen Muskurti, i cili njihet edhe ne emrin Hamza Kastrati, ndërsa viktimat janë Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti.
Sipas burimeve dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën e më pas është arratisur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, në rrugën Islam Alla, në agjencinë turistike Nora, që ishte në pronësi të tyre.
Gjithashtu mësohet se ngjarja të ketë ndodhur për një konflikt pronësie.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit.





