Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër mbrëmjen e të dielës. 58-vjeçarja Diana Vuka është gjetur e pajetë në banesë dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri me silenciator nga i vëllai, shtetasi Fabian Vuka.

Nga mediat vendase mësohet se 58-vjeçarja kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi prej kohësh jetonte në Gjermani, kurse autori njihet si një person i alkoolizuar.

“Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.“, njoftoi një natë më parë policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes