31gusht 2015 – Vëllai vret vëllanë në dasmë. Ngjarja ndodhi sot, në fshatin Krajk të Hasit, në Komunën e Prizrenit. Sipas gazetës Express, sapo kishte nisur muzika, kur dy vëllezërit janë konfliktuar dhe njëri mbeti i vdekur, ndërsa i biri dhe dy të tjerë u plagosën.

Dëshmitarët thanë se ngjarja ka ndodhur në momentin kur krushqit kanë hyrë në oborr dhe disa prej tyre për shkak të mungesës së hapësirës i kanë zhvendosur në oborrin e fqinjit. Policia po heton për ngjarjen dhe pritet të bëhen publike identitetet e protagonistëve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/