Takimi ynë 72+71+70 = 203 vite jetë

Tre miq të hershëm Fatos Muço, Lutfi Zino dhe Bujar Qesja

Filozofia jonë: vëllazëri dhe mirnjohje

…Pamja treshe, është e 7 tetorit 2021 dhe pamjet e tjera vijnë nga karriera e tyre në vite. Tre shokë, tre miq të hershëm, tre njerëz që u përpoqën dhe po përpiqen maksimalisht për të rritur autoritetin e qytetarisë durrsake, duke dhënë mesazhe mirkuptimi, mirnjohje dhe të një paqeje shpirtërore që aq shumë mungon…

Nga BUJAR QESJA

Vështroni seç ndodh. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi. Një trio kjo që vërtitet jeta e jonë, të paktën e ne të treve që jemi në këtë pamje. Kemi qenë në karrierën tonë. Jemi sot në të drejtën tonë, të punës dhe vetmohimit. Do të ishim të lumtur të ndjenin mirnjohjen, e një pune të pastër dhe të ndershme që bëmë.

U takuam të tre, tek i zakonshmi vënd tashmë. Tek ai vend, që me të drejtë siç tha një miku ynë, është për t’i vendosur një emblemë siç është dhe siç meriton të jetë. Vëndi ku po takohen dhe do të takohen sa të kemi frymë, qytetaria durrsake. E kam këtë qëllim. Dhe e mira është, se jo vetëm unë. Kur përpiqesh për diçka që ia vlen, nuk duhet të të mungojë nisma edhe më tej.

Fatos Muço përbindëshi i shahut tonë. 11 herë kampioni i Shqipërisë në shah. 9 herë fitues i anketës së sportistëve më të mirë shqiptarë, të organizuar nga gazeta “Sporti”. Në të dy këto raste është unikal, është i vetmi. Një talent i tillë mund t’i vij sportit tonë njëherë në 100 vite. Nuk e teproj kur pohoj, se renditet në kategorinë e sportistëve fenomenalë. Po e them unë tani, po e kanë thënë para kësaj e gjithë bota. Shahisti që luajti menç mjeshtrat jugosllavë, veçanërisht në Olimpiadën e famshme të Shkupit. 9 fitore, 5 barazime, mos vazhdim për arsyje politike, pasi shorti ra me Izraelin. “Mjeshtër Ndërkombëtar”, “Mjeshtër i Madh”, “Nderi i sportit shqiptar”, “Krenari Kombëtare”.

Bilancin më të mirë, ndër mjeshtrat më të mirë botërorë. E ngriti krenarinë shqiptare në kufijtë jashtë imagjinatës. Ndershmëria mbetet tipar i tij edhe sot. Sigurisht kështu do të mbetet edhe nesër.

Lutfi Zino, një zotni i vërtetë i çiklizmit. Së bashku me Dashamir Ramën, Haki Nikoçin, Nuredin Bllakën, me trajner Met Mustën ndërtoi themelet historike të çiklizmit durrsak. Fitues i disa rretheve çiklistike. Shkëlqeu në turneun e Marmarase dhe të Holandës. Pa dyshim nga çiklistët më cilësorë shqiptarë, i aftë të klasifikohet si dukuri historike. Për herë të parë, vendosi rekordin e pedalimit të 43 kilometrave në orë.

Është i vetmi nga çiklistët, që është mjeshtër i vërtetë në prefeksionimin e biçikletave. Ka adaptuar shumë pjesë të biçikletave dhe i ka bërë funksionale. Në Manhaten të Shteteve të Bashkuara Amerikës ku banon prej 15 vitesh, po shkëlqen në zanatin e tij të vjetër. Biçikleta që ka ndërtuar nga e para Lutfi Zino, e tëra me material karboni, është e e lehtë 4 kilogram dhe të mahnit.

Bujar Qesja, gazetar prej 50 vitesh dhe 47 vite i diplomuar me titullin gazetar profesionist. Trajton lehtësisht të tre gjinitë e publiçistikës: gazetarinë e shkruar, atë të folur dhe vizive. Puna e tij është vlerësuar dhe vazhdon të vlerësohet edhe më tej. Për herë të parë ndër gazetarët shqiptarë, ka intervistuar futbollistin mitik francez Mishel Platini në nëntor të vitit 1990 dhe për herë të fundit Mario Kempes në pranverën e vitit 1998. Është “Mjeshtër i Madh”, ka fituar titullin “Anton Mazreku”, botues i të vetmes sportive në Durrës “Teuta Sport” . I angazhuar nw vite në TVSH, Radio Tirana dhe në të gjitha televizionet lokale pas viteve 90-të dhe tani vazhdon sfidën me vetveten, për të evidentuar vlerat e pafund të qytetarisë durrsake.

Pamja treshe, është e 7 tetorit 2021 dhe pamjet e tjera vijnë nga karriera e tyre në vite.

Tre shokë, tre miq të hershëm, tre njerëz që u përpoqën dhe po përpiqen maksimalisht për të rritur autoritetin e qytetarisë durrsake, duke dhënë mesazhe mirkuptimi, mirnjohje dhe të një paqeje shpirtërore që aq shumë mungon.

Në këtë pamje jemi të gëzuar dhe për një arsye të thjeshtë. Gëzojmë shëndet të plotë, pavarësisht çka kemi kaluar.

atos Muço është 72 vjeç, Lutfi Zino 71 vjeç dhe Bujar Qesja 70 vjeç. Të tre së bashku jemi 213 vite, mbi dy shekuj. Dhe do të jetojmë edhe më tutje. Duam miq dhe shokë, duke ruajtur miqësinë dhe shoqërinë tonë të vjetër.

Unë me Fatos Muçon jetojmë në Durrës. Lut Zino në Amerikë. Por kjo ska rëndësi kur bashkohen zemrat. Kujtime, mbresa, përshtypje, gjithçka jetësore.

Kështu lutemi të jetë edhe më tej! Mirutakofshim miq!

Durrës: 9 tetor 2021