16 dhjetor 2014 –  Shkëlzen Babsi, 33 vjeç dhe i vëllai Florian Babsi, 23 vjeç u arrestuan nga karabinieria e qytezës së Pieve di Soligo-s në Provincën e Trevizos të akuzuar si trafikantë kokaine. Dy vëllezërit Babasi më parë furnizoheshin me kokainë latinoamerikane nga Shqipëria, por kishin pak kohë, që po e sillnin kokainën nga Hollanda nëpërmjet korierëve të besuar.

 Karabinierët u sekuestruan 1,5 kg. Kokainë e pastër e blerë në Hollandë me çmim shumice me 20 000 euro kilen. Shkëlzeni ishte pronar i një firme të vogël ndërtimi po në Provincën e Trevizos. Firma merrej kryesisht me suvatime e meremetime banesash dhe shërbente për të maskuar trafikun e kokainës. Vëllezërve Babasi, disa vite më parë u është vrarë një vëlla në Shqipëri. Vëllai i vrarë, po ashtu kishte precedentë penalë për drogë në Itali.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/