Zëdhënësja e Partise Demokratike, Ina Zhupa e cilëson një turp për kryeministrin Rama, që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private për dy artistët e njohur, Edmond dhe Robert Budina, të infektuar me Covid.

Zhupa shkruan në Facebook, se SPAK duhet të nis hetimet me Ramën.

“TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.

Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve.

Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij”, shkruan Zhupa.