Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me arrestimin e vëllezërve Klement dhe Eldi Çalës për grabitjen e Rinasit.
Lleshaj shkruan në Twitter se kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar.
POSTIMI I LLESHAJT
Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar.
Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë.
Kjo goditje është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe!
Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme.
Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.





