10shtator 2015 – Në Frashërin e Rilindjes së vërtetë shqiptare, në vendin e tre vëllezërve Abdyl, Naim e Sami Frashëri, po kultivohet hashash pa masë. Madje, edhe në shtëpinë e tyre pronarët e drogës kanë nisur tharjen e drogës. Lajmin bashkë me fotografi e bën publik gazetari Bledi Mane, në Facebook.

“Shtëpia muze ku linden korifenjtë e iluminizmit Abdyli, Naimi dhe Samiu tashme i ngjan një nevojtoreje publike. Pasi kane zhbërë historinë, në dhomen ku lindi Abdyli kane filluar tharjen e gjetheve te hashashit. Ndërkohe edhe biblioteka e këtij muzeumi është shkatërruar komplet”, denoncon Mane. Sipas tij, kjo shtëpi-muze është pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, por as pushteti lokal e as Ministria e Kulturës nuk kanë kohë e nge të merren me riparimin e këtij turpi nacional.

“Vetëm para pak kohe në këto ambiente shkëlqesia e tij Bujar Nishani mori titullin Qytetar Nderi i Komunes Frasher duke qene edhe vete i pranishëm”, shkruan Bledi Mane.

/portali DurresLajm/