7 maj 2015 – Gjykata Penale e qytetit Anesi (Annecy) në Departamentin e Savojës së Sipërme në Francë, dënoi për trafik heroine dhe kokaine vëllezërit Aleksandër dhe Altin Koka me pesë vjet burg.
Aleksandri është shpallur në kërkim, ndërsa Altini është në burg. Po për trafik droge Ilir Mandreja u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Arben Kuci me 4 vjet burg. Ismail Muhameti me 3 vjet burg dhe Ilir Kahani me një vit burg. Rishat Dardana dhe Toni Maliqi u shpallën të pafajshëm për mungesë faktesh.
Policia kishte rënë në gjurmët e këtij grupi droge që në prill 2014, kur dogana franceze ndaloi një makinë me shofer njërin nga vëllezërit Koka. Në makinë u gjetën 26 300 euro kesh të padeklaruara në doganë. Që nga ky moment, polica filloi hetimin e këtij grupi kriminal duke përdorur si metodat speciale të hetimit edhe qentë antidrogë.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/