30 qershor 2015 – Dy vëllezër nga Delvina kishin mbjellë bimë narkotike në varrezat e fshatit Çlirim. Pas zbulimit të drogës nga policia, njëri prej vëllezërve, Eduard Asllan Troka, 30 vjeç u arrestua, ndërsa vëllai tjetër Viktor Mustafa Çako, 22 vjeç u shpall në kërkim.

Policia i asgjësoi bimët narkotike me djegie dhe po punon për kapjen dhe arrestimin e 22-vjeçarit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/