Sot është një ditë zie për kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu dhe vëllanë e tij Paulin, drejtori i DPD-së. Vëllezërit kanë humbur njeriun e shtrenjtë, nëna e tyre është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e njoftojnë të dy vëllezërit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le! Na thyve zemrat. Gjithkush e do nenen e tij, dhe ne te deshem aq shume, per zemren tende te madhe qe tu semur e te mundoi aq shume. Ik e qete te babai, perqafoje se te ka marre malli, thuaji se na le si te deshi zemra! Lamtumire nene e dashur dhe e shtrenjte!  Duke mirekuptuar gjithkend per situaten, pritja per nenen do behet tek Shtepia Funeraleve “Alba2000” prane Medresese, nga ora 14 e dites se sotme deri ne oren 11 te dites se neserme”,- shkruajnë Pjerin dhe Paulin Ndreu.

Kujtojmë që kryebashkiaku Ndreu minutat e para të vitit 2021 i kaloi në spital pranë nënës së tij të sëmurë.

Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le! Na thyve zemrat. Gjithkush e do nenen e tij, dhe ne te deshem aq shume, per zemren…

Posted by Paulin Ndreu on Saturday, January 2, 2021