13 shkurt 2015 – Policia e Ankonës arrestoi dy vëllezër: Led Nikollin, 27 vjeç dhe Martin Nikollin, 22 vjeç për vjedhje. Dy vëllezërit kishin kryer 6-7 vjedhje në qytetin e Ankonës dhe në rrethina.
Ata kishin arritur të vidhnin sende me vlerë si laptopë, celularë, stilografë, sahatë, çanta markash të njohura dhe arturina të ndryshme, me një vlerë totale prej rreth 13 000 eurosh. Bashkë me dy vëllezërit po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, një argjendar italian që blinte arturinat e vjedhura nga dy vëllezërit.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





