5 qershor 2015 – Karabinierët e qytezës së Saviljanos (Savigliano) 50 km larg Torinos, natën e së enjtes më 4 qershor 2015, arrestuan dy hajdutë banesash.
Dy vëllezërit Jetmir dhe Denard Prendi, 29 dhe 27 vjeç u arrestuan ndërsa po vidhnin një banesë. Dy vëllezërit me precedentë penalë për krime kundra pronës, ndërsa të zotët e banesës flinin vodhën 80 euro, nja dy argjendurina dhe asgjë tjetër. Sapo një nga të zotët e shtëpisë dha alarmin, karabinierët u vunë në ndjekje të vëllezërve Prendi duke i arrestuar ata jo larg banesës së vjedhur.
Pas arrestimit Jetmir dhe Denardi u dërguna në burgun e Torinos.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/