1 mars 2015 – Polica belge arrestoi Safet Rustemin, 31 vjeç për shfrytëzim prostitucioni në Bruksel. Bashkë me Safetin, u arrestua i vëllai Seadi dhe tre shqiptarë.
Në korrik 2014, Safeti ishte arrestuar nga karabinierët e Trevizos, po për prostitucion së bashku me Klement Bakun dhe Elis Dedën. Të tre të arrestuarit kishin krijuar një bandë shqiptaro-italo-rumune, që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit të shndërruar në një bizmes të vërtetë.
Vëllezërit Rustemi, tashmë në burgun belg të Saint-Gilles-it dyshohen si të përfshirë në dy shkëmbime zjarri, në Vilvorde dhe në zonën Ganshoren.
/gj.th agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





