12 janar 2015 – Karabinierët e qytezës së Martina Frankës (Martina Franca) në Provincën e Tarantos arrestuan dy shqiptarë me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe të mbajtjesë së armëve të ftohta. Dy vëllezërit janë: Gerti Selimaj, 40 vjec dhe Altin Selimaj, 38 vjeç, që të dy kanë precedentë të ndryshëm penalë. Arrestimi u krye të dielën më 11 janar, sepse ata kishin therrur me thikë një shqiptar, 26 vjeçar.
Viktima rezulton me dokumente të rregullta në Itali, por i pa punë. Ai i plagosur rëndë në ijen e djathtë u dërgua në Spitalin e Martina Frankës, ku ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Dy vëllezërit Selimaj u identifikuan falë filmimeve të telekamerave në vendin, ku ndodhi plagosja. Pas arrestimit dy vëllezërit Selimaj u dërguan në Burgun e Tarantos në pritje të gjyqit.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





