Ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë tërhoqi vëmendjen maksimale të audiencës në shtetin iberik. Sfida që rezultoi vendimtare për kualifikimin e tyre në Kampionatin Botëror u ndoq mesatarisht nga 5 milionë telespektatorë dhe duke arritur një përqindje 33.2% në televizionin “La 1”.
Dueli që pati 4 milionë dhe 971 mijë spektatorë arriti maksimumin në orën 22:04, duke shkuar afro 6 milionë teleshikues e duke kapur rekordin 36% të audiencës.
Në total, 10 milionë e 300 mijë persona panë të paktën një moment nga ndeshja e transmetuar direkt në “La 1”, duke e shndërruar ndeshjen në ngjarjen e ditës së premte për Spanjën.





