Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Monteverde, të cilët po i vëzhgonte prej kohësh.

Të rinjtë shqiptarë N.A. 23 vjeç dhe H.G. 28 vjeç, kishin modifikuar një vend të veçantë në makinë për të fshehur drogën, që më pas ta transportonin te klientët e tyre.

Në vendin poshtë timonit ku janë kabllot elektrike të makinës, ata kishin krijuar një ndarje të veçantë.

Pikërisht aty kishin fshehur 12 gramë kokainë, 2100 Euro dhe sende të tjera. Ata u kapën në flagrancë jashtë një lokali, ku besohet se kishin shkuar për të shitur disa doza kokaine pasi kishin lënë takim me klientët.

Ndaj tyre rëndon akuza për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike.