Aktualisht në Gjermani ka 772 mijë vende të lira puna, kryesisht në pjesët e Bavarisë dhe Nurenbergut. Sipas një kronike në DW, burime nga zyrat e punës në këtë shtet aq të lakmuar nga shqiptarët bëjnë me dije se mundësia më e mirë është nëpërmjet një vize pune e jo si azilkërkues apo si refugjat.
Kushtet kryesore për të gjetur një vend pune në Gjermani: formimi profesional i mirë, gjuha, gjetja e një punëdhënësi ku mund të punojë dhe më tej sigurimi i një vendi pune.
Lidhur me profesionet më të kërkuara janë matematika, informatika, shkencat natyrore dhe teknike, por edhe mjekësia si kujdes për të moshuarit, infermierë etj.





