Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka bërë një thirrje publike për përfshirjen e profesionistëve nga fusha të ndryshme në strukturat e administratës vendore.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo fton arkitektë, urbanistë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, ekspertë të teknologjisë, të shkencave sociale, pedagogë, si dhe profesionistë të sektorit të bujqësisë dhe mjedisit, që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit, të shprehin interesin e tyre për t’u bërë pjesë e bashkisë.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV dhe një letër motivimi në adresën elektronike: [email protected].

Sipas njoftimit, kjo dritare do të jetë e hapur në çdo periudhë të vitit, ndërkohë që janë shpallur edhe disa vende vakante për të cilat informacioni i plotë mund të gjendet në linkun e bashkëngjitur në postim.

POSTIMI I PLOTË:

📢Ftojmë profesionistë nga të gjitha fushat, që e duan qytetin dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm, të bëhen pjesë e administratës publike.

gjithë ata arkitektë, urbanistë, 👷‍♀️inxhinierë, ekonomistë, IT, ⚖️juristë, profesionistë të shkencave sociale, 👩‍🏫pedagogë, profesionistë të sektorit të bujqësisë dhe mjedisit 🍀, etj të cilët dëshirojnë të japin kontributin e tyre në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit janë të ftuar të shprehin interesin e tyre.

➡️Dërgoni një 📧email me CV-në tuaj dhe një letër për shprehje interesi në adresën:

🔸 [email protected]

📌Kjo dritare komunikimi do të shërbejë për të dërguar kërkesa, në çdo periudhë të vitit.

✅Ndërkohë janë hapur thirrjet për disa vende vakant në bashkinë e Durrësit për të cilat gjeni informacion të plotë në linkun bashkëngjitur

https://durres.gov.al/…/2.-Shpallje-per-pozicione-te…