Eksperimentet e shkurtuara të javës së punës kanë gjetur vrull në të gjithë botën, ku gjithashtu kemi një numër në rritje të kompanive që po mbrojnë vendosjen e një jave pune katërditore.
Këtu janë disa nga vendet me javët mesatare më të shkurtra të punës, sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Duke nisur me Holandën dhe duke përfunduar me Finlandën, këto janë 10 vendet evropiane ku njerëzit kalojnë më pak kohë në punë:
- Holandë, 29.5 orë
- Danimarkë, 32.5 orë
- Norvegji, 33.6 orë
- Zvicër, 34.6 orë
- Austri, 35.5 orë
- Belgjikë, 35.5 orë
- Itali, 35.5 orë
- Irlandë, 35.6 orë
- Suedi, 36 orë
- Finlandë, 36.3 orë
Edhe pse rezultatet nuk janë të këtij viti, besojmë se lista nuk mund të ketë ndryshuar përgjatë muajve të fundit.