24 prill 2015 – Zvicra është vendi më i lumtur në botë, e ndjekur nga Islanda, Danimarka, Norvegjia dhe Kanadaja. Ky është rezultati i një sondazhi global për lumturinë nga “World Happiness”, i botuar të enjten në New York.

Në dhjetëshen më të lumtur bëjnë pjesë edhe pesë vendet e dyta: Finlanda, Holanda, Suedia, Zelanda e Re dhe Australia.

Sipas kësaj liste, Kosova renditet para Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku Shqipëria ndodhet në vendin e 95-të, Serbia në vendin e 87-të dhe Kosova në vendin e 69-të.

Raporti 'World Happiness' ka marrë në shqyrtim 158 shtete të ndryshme të globit dhe ka për qëllim të influencojë politikat qeveritare.

Kërkuesit identifikuan variabla si të ardhurat për frymë, jetëgjatësia, mbështetja sociale, liria e perceptuar për të bërë zgjedhje në jetë, liria nga korrupsioni dhe bujaria.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/