Prestigjiozja “Forbes” ka publikuar një studim lidhur me 100 vendet më të sigurta nga koronavirusi duke u përqëndruar te menaxhimi i situatës me pandeminë.
Te 100 vendet bën pjesë edhe Shqipëria e cila renditet e 88-ta nga 200 vende ku është bërë studimi.
Më mirë se Shqipëria renditen vende si Greqia, Serbia apo Bosnja kurse poshtë saj janë shumica e vendeve të “botës së tretë”.
Sipas Forbes, Britania, Spanja dhe Italina që janë më të goditurat në Europë, janë më të sigurta se Shqipëria.





