Thirrja publike e Bashkisë Durrës për angazhimin e profesionistëve të rinj në administratën publike ka marrë një përgjigje shumë pozitive nga qytetarët. Brenda vetëm 24 orëve nga publikimi i njoftimit, janë regjistruar 132 aplikime, duke dëshmuar interesin dhe gatishmërinë për të kontribuar në zhvillimin e qytetit.

Kryetarja Emiriana Sako ka bërë thirrje edhe një herë për të gjithë profesionistët që duan të japin kontributin e tyre për Durrësin, që të dërgojnë CV dhe një letër interesi në adresën zyrtare: [email protected]

POSTIMI I PLOTË:

1️⃣3️⃣2️⃣aplikime në⏰ 24h!

📣Inkurajojmë të gjithë 💼profesionistët e rinj, të angazhohen në këtë proces, për të bërë më të mirën për Durrësin tonë.

Dërgo cv dhe📄 letër shprehje interesi në

[email protected] 📧