Pas rritjes së numrit të vdekjeve të lidhura me maninë për të bërë selfie, Mumbai ka deklaruar 16 zona ku nuk lejohet t’i shkrepësh ato.

I alarmuar nga ky trend, tashmë Mumbai ka ndaluar fotot ‘selfie’ në disa zona të qytetit, duke paralajmëruar njerëzit të mos ndërmarrin rreziqe të panevojshme.

India është vendi që ka numrin më të lartë të vdekjeve që kanë pasur si shkak pikërisht pozimin në vende të rrezikshme.