Ky është vendi ku u rrëzua mëngjesin e sotëm një punëtor i portit dhe si rrjedhojë gjeti vdekjen.

Operatori i “DurrësLajm” ka shkuar në vendin e ngjarjes për të sjellë pamjet e para pas rastit tragjik.

Viktima Xhelal Skënderi, 60 vjeç, ishte duke punuar në momentin kur është rrëzuar në det dhe është mbytur.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.