Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta në zonat veriore dhe në skajin jugor të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, në ultësirën perëndimore do të ketë edhe intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.