Ndërkohë që e gjithë politika po zien për çështjen e reformës në drejtësi, Edi Rama duket se e ka mendjen diku tjetër.

Kryeministri vendosi të freskojë foton e tij në Facebook, duke publikuar një foto nga kërpudha artistike që ka vendosur në oborrin e Kryeministrisë, një kërpurdhë e ndarë në dy ngjyra: blu dhe e kuqe + pika të bardha!

Më parë kur u vendos kërpudha në oborr, domethënia e saj u shpjegua kështu:

“Ajo ka këtë anën që të ushqen, anën magjike dhe shumë të bukur dhe që të frymëzon. Një e tillë mund të jetë dhe politika, por ka edhe anën që të helmon dhe të dëmton dhe të përçudnon. Ka dy aspekte dhe domethënia e kërpudhës dhe pse është pranë kësaj ndërtese. Nuk është thjesht një dekoracion”, ka thënë Falma Fshazi, këshilltarja e Ramës.

Ndërkohë, në rrjet filluan komentet e shumta nga ndjekësit e Ramës, disa prej të cilëve e cilësuan veprimin e sotëm si një provokim ndaj Metës, ndërsa disa të tjerë e lidhën me ngjyrat e flamurit amerikan.