Bayern Munich shënoi një fitore të pritshme dhe të thellë ndaj Auckland City (10:0) në Kampionatin Botëror për Klube, por vëmendjen e takimit nuk e morën vetëm golat. Gjyqtari senegalez Issa Sy ishte në qendër të vëmendjes me vendime të pazakonta për një ndeshje kaq të njëanshme.Fillimisht, në fund të pjesës së parë, ai akordoi katër minuta shtesë, një vendim i diskutueshëm për një periudhë në të cilën rezultati ishte i siguruar dhe loja kishte humbur çdo tension.
Më e habitshme ishte ajo që ndodhi në fund të pjesës së dytë. Në minutën e 90-të, tabela sinjalizoi edhe pesë minuta shtesë, në një takim ku Bayern Munich kryesonte me dhjetë gola diferencë dhe ku nuk kishte pasur ndalesa serioze loje.Gjyqtari Sy nuk e shkurtoi ndeshjen, por e çoi deri në minutën e 99-të, duke zbatuar rregulloren në mënyrë rigoroze, ndonëse pa ndonjë arsye praktike.Zakonisht, në përballje të tilla me rezultat të thellë, gjyqtarët ulin ritmin dhe shmangin kohën shtesë të tepërt, por Sy vendosi të ndjekë protokollin deri në fund – një vendim që u përshëndet nga disa për profesionalizëm, por që ngjalli edhe habi për mungesë fleksibiliteti.