Prindërit me fëmijë nga klasa e parë deri në të tretë, nuk do të jetë më e nevojshme që të përkushtohen si deri më tani, që të vegjlit mos t’i dëmtojnë librat, ndërkohe që mësojnë.
Kthimi i tyre nuk do të jetë më detyrim. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi komunikoi vendimin e ri të qeverisë, që fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën, do të marrin libra falas, çdo vit.
“Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas cdo vit. Vendosëm kështu sepse për nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë”
Një vendim tjetër prek sportistët elitarë, që kanë fituar medalje në evente të rëndsishme sportive në botë. Por jo vetëm ata, edhe trajnerët e tyre.
“45 milionë lekë për sportitstët elitarë dhe trajnerët.”
Në vendimet që u komunikuan, ishte ministri dhe ministri Niko Peleshi, që iu përgjigj gazetaërve për një kërkesë e shprehur kohë më parë nga kryeministri për të ngritur një bazë ushtarake të NATO-s, në portin e ri, Poro Romano
. Ai tha se pak ditë më parë ka zhvilluar një takim me Christopher Cavolin, komandantin suprem të NATO-s, dhe projekti është në diskutim. Në mbledhjen e qeverisë, është miratuar vendimi për marrjen e një huaje nga Italia, në shumën e 30 milionë eurove hua për ngritjen e sistemeve të mbrojtjes civile. Ky sistem do të shtrihet në 12 qarqet. Me këtë fond do të blihen edhe dy mjete ajrore për shuarjen e flakëve, gjatë periudhës së nxehtë të verës.