Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, ka bërë të ditur vendimin se personat që janë të vaksinuar dhe kanë një certifikate evropiane “Green Pass” nuk do t’iu kërkohet test PCR për të hyrë në Greqi.

Masa do të hyjë në fuqi nga e hëna e ardhshme, më 7 shkurt.

Të kesh një certifikatë të vlefshme të BE-së për COVID në parim nuk i detyron poseduesit që t’i nënshtrohet kufizimeve shtesë, të tilla si testeve ose karantinës.

Ata që nuk kanë një certifikatë dixhitale të BE-së për COVID duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë në një ekzaminim i cili do të kryhet para ose pas mbërritjes.

Përveç kësaj, atyre mund t’u kërkohet të karantinohen / izolohen, sidomos nëse udhëtojnë nga vende shumë të prekura.