Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, dega Durrës, Viola Kapidani ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për kryedemokratin Sali Berisha për masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, Kapidani shprehet se ky vendim vërtetoi që drejtësia është e kapur dhe përdoret si një armë politike kundër opozitës dhe liderit të saj.

POSTIMI I PLOTË:

“Opozita nuk do të heshtë kurrë!”

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Sali Berishën “detyrim paraqitje”dy herë në muaj, vërtetoi edhe një herë se drejtësia është e kapur dhe përdoret si një armë politike kundër opozitës dhe liderit të saj.

Ky nuk është një vendim i pavarur dhe i mbështetur në ligj, por është vendim i një drejtësie të orkestruar e cila udhëhiqet nga Edi Rama.

Kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të sulmuar opozitën dhe liderin e saj Sali Berisha me qëllimin e vetëm për t’i ndalur dhe për t’i intimiduar në denoncimet e forta ndaj këtij regjimi dhe narko-shteti. Edi Rama është i friksuar për fundin e tij tragjik, pasi rrugën drejt fitores për Partinë Demokratike nuk e ndal dot më askush. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë që i bëhet Partisë Demokratike dhe çdo qytetari shqiptar që kërkon të jetojë në një shtet të së drejtës.

Deklaroj me bindje të thellë që opozita nuk do të heshtë kurrë dhe nuk do të pushojë kurrë së denoncuari të gjitha vjedhjet dhe mashtrimet që i kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama me shpurën e tij. Të gjithë personat të cilët me vetëdije të plotë janë vënë në zbatim të urdhërave antiligjor të Edi Ramës do të mbajnë përgjegjësi të plotë para ligjit pasi ato i kanë shërbyer mafies së pushtetit.

Unë jam e bindur se e vërteta nuk mund të fshihet pas vendimeve të orkestruara dhe misionin e Prof.Dr Sali Berishës për të udhëhequr edhe një herë Partinë Demokratike drejt fitores së sigurt, nuk mund ta ndalë as drejtësia e Sorosit me kukullën e SPAK-ut Dumani. Lufta jonë vazhdon dhe mbetet po njëlloj për demokraci, drejtësi e liri. Ne jemi krah çdo qytetari që beson në këto vlera. Drejtësia nuk do të mund të mbahet peng përgjithmonë!

Është rradha jonë! O Sot O Kurrë!